Një autoambulancë ka mbërritur në ambjentet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë ku gazetarja e Fax News bën me dije se bëhet fjalë për një rast të dyshuar me koronavirus.

Nga pamjet duket që stafi që shoqëron personin në fjalë është i veshur me uniforma të posaçme kundër depërtimit të virusit ndërsa ende nuk dihet gjendja e pacientit.

Ditën e sotme kanë mbërritur pranë Infektivit edhe dy ambulanca të tjera ku është parë nga vëzhgimi se pacientët që janë shoqëruar pas disa kohësh kanë dalë në këmbë nga spitali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re