Reshjet e shiut kanë shkaktuar kaos është në Librazhd ku burime bëjnë me dije se janë përmbytur rrugë, biznese dhe banesa ndërsa është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përmbytur rrugët e qytetit të Librazhdit megjithëse pusetat janë në gjendje pune intensiteti i lartë i shiut ka bërë që uji të mbulojë trotuarët duke rrezikuar bizneset.

Ndërkohë në aksin Elbasan – Librazhd ka mbetur e bllokuar edhe Ambulanca. Mësohet se në ambulancë fatmirësisht nuk ka pasur pacientë.

Problem kryesor mbeten ujrat e larta të cilat derdhen në rrugët kryesore duke shkaktuar problem pasi rreshjet marin me vete edhe inerte. Shumë biznese në rrugën kryesore janë përmbytur ndërsa në rrugën hyrse të qytetit ky problem.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re