Skip to content

VIDEO/ Ankorohet trageti i Vlorës pas 7 orësh, pasagjerët: Skandaloze! E kam djalin në spital atje, këta e pikasën defektin dhe motin e keq dhe prapë u nisën…

Ankorohet trageti i Vlorës, zbresin pasagjerët. Të lodhur pas 7 orësh në anije ata shprehen se pavarësisht defektit që u pikas që në fillim ata u nisën.

Njëri prej tyre tha se e kanë përjetuar shumë keq psikologjikisht momentin kur kishte shumë dallgë dhe një nga kabllot u shkëput pasi ankorimi ishte i pamundur.

Pasagjerët janë nisur nga Italia që mbrëmjen e djeshme. Por nuk u ankoruan dot për shkak të motit.

Pasagjerët:

“Skandaloze, që në orën 10 mbrëmë e panë detin të acaruar dhe prapë u nisën. E kam djalin në spital në gjendje të rënduar psiçike.

-“Mbi 7 orë aty, kemi tentuar të zbrisnim por nuk mundëm se kishte shumë dallgë. Neglizhenca e pilotit dhe arritëm në këtë gjendje, familjet tona janë bërë shumë merak.

-Edhe në mëngjes tentuan dhe e pamundur. Kur arritëm në Sazan dhe kur u kthyem me shumë frikë.

-Kemi pritur mbi 6 orë për faj të një kablli që u shkëput dhe jemi vonuar. Anija pavarësisht problemit u nis.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb