Moderatori i njohur, Arian Çani, ndonëse nuk i pëlqen aspak rrjetet sociale ka rënë pre e “TikTok”. Ai ka plotësuar dëshirën e vajzës, të cilën vendosi ta prezantojë për njekësit. Zakonisht, moderatori është tepër i rezervuar sa i përket jetës personale dhe i shmang fotografitë apo postimet në lidhje me familjen.

“Unë s’marrë vesh nga rrjetet sociale dhe Joana sapo më tha duhet të bësh një video ta hedhësh në TikTok se ke vetëm 5 abonentë”, është shprehur Çani duke nisur kështu edhe një sfidë me përdoruesit e këtij rrjeti për të parë se sa ndjekës do të shtohen në profilin e tij.

Kujtojmë se ka deklaruar shpesh herë në emisionin “Zonë e Lirë” se i urren rrjetet sociale, ndaj nuk shihet askund.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re