Fokusi mediatik për ngjarjen e rëndë në Klos  ditën e mërkurë pas dreke ishte dinamika e krimit dhe detajet që cuan në këtë tragjedi.

 

Ndaj, askush nuk u mor edhe me lapsusin jo të vogël të drejtuesit të policisë Dhimitraq Ziu.

 

Ky i fundit teksa foli për mediat pas ngjarjes duke dhënë informacion mbi viktimat dhe  autorët e ngjarjes u shpreh se ishin kapur 3 persona si pjesmarrës në këtë krim, Fiqiri Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri.

 

Madje sipas tij, Fiqiri Mjeshtri kishte ndërruar jetë, duke u vetëvrarë.

 

Në fakt realiteti është që Fiqiri Mjeshtri, i cili vrau babë e bir Lir Shira dhe Kenado Shira, nuk u arrestua, por i dha fund jetes duke u vetëvrare pak më vonë në fshatin e tij, Dars.

 

U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri.

 

Besojmë se Fiqiri Mjeshtri ka vrarë veten.

 

Mirë do të ishte në fakt që policia të kishte parandaluar këtë krim, duke qënë se kishin dijeni për konfliktin prej 1 muaji, më shumë sesa të arrestonin një person të vetëvrare pas kryerjes së krimit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re