Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Arsenali” dhe ka vënë në pranga një 63-vjeçar.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal ārmësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arsenali “, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër”– njofton policia, duke shtuar se atij iu sekuestruan arsenal ārmësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak.

NJOFTIMI

Strukturat e DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kríminale në fushën e ārmëmmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë evidentuar dhe goditur një rast të posedimit të një arsenali ārmësh.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal ārmësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arsenali “, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen Cfakë, Policia gjeti të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë, një arsenal ārmësh, konkretisht: 4 ārmë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të ārmëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrëpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të ārmëve të gjahut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re