Fax News ka siguruar videon kur qëllohet me breshëri automatike ndaj Delon Troqes, i cili u ekzekutua disa ditë më parë përpara servisit të tij në Vlorë.
Pak ditë më parë mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas 38 vjeçar i identifikuar si Delon Troqe, i cili kishte dy javë që ishte kthyer nga Spanja.
Një breshëri kallashnikovi u zbras ndaj 38 vjeçarit përpara servisit në pronësi të tij, në lagjen Pavarësia. Plagët që ka marrë nga të shtënat rezultuan fatale për Troqen, i cili ndërroi jetë në spital.
Pikërisht në spital pati dhe një konfrontim mes familjarëve të viktimës dhe bluzave të bardha dhe sipas burimeve bluzat e bardha janë dhunuar nga familjarët.
Pak momente pas ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën mbrëmjen e kësaj të premte, një makinë u gjet duke u djegur në Shërisht, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.
Sipas burimeve, shtetasi Delon Troqe rezulton me precedent penal duke qenë se është dënuar për trafik droge.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke krehur zonën për të gjetur gjurmë që mund të çojnë në arrestimin e autorëve.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
