Policia e Shtetit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në banesën e Adriatik Lllallës, pasi ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-Kryeprokurorin.

Oficerët e Policisë kanë hyrë në banesën e Adriatik Llallës për të gjetur ish-kryeprokurorin, mirëpo pak minuta pasi u futën, ata kanë dalë duarbosh, nje gje e pritshme kjo pasi ish-kryeprokurori mesohet se ka dale jashte Shqiperise prej rreth 2 javesh.

Kjo ka qenë më tepër si një procedurë për t’u kryer nga ana e Policise, para se Adriatik Llalla të shpallet fillimisht ne kerkim kombetar dhe me pas në kërkim nderkombetar.

Ish-krtyeprokoruri nuk ndodhet në Shqipëri sipas të gjitha zërave të deri më tanishëm. Ai është larguar nga Shqipëria drejt Turqisë, ne nje kohe kur duhej te ishte ne Shqiperi dhe te priste vendimin e gjykates, dhe më pas ka udhetuar drejt një vendi të BE-së.

Moderatori i Fax News, Bejdo Malo deklaroi mbrëmjen e sotme se Llalla ndodhet në Zyrih, ku po mjekohet në një spital dhe kjo gjë nuk duhet të mbahet e fshehtë. (Lexo edhe)

Ish-kryeprokurori do te vuaje nje denim prej 2 vite burg pasi Gjykata e Posacme vendosi diten e sotme te lere ne fuqi denimin per Adriatik Llallen, i cili u gjet fajtor per fshehje te pasurise. Tashme pasuria e Adriatik Llalles do te sekuestrohet. 

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re