Skip to content

VIDEO/ Atentati me dy viktima në Shkodër. Ky është autori Ragip Gila, momenti kur kapet nga policia

WhatsApp Image 2025 09 08 at 10.31.36 AM

Personi që shihni në foto dhe video është Ragip Gila, autori i atentatit në Shkodër, me dy viktima dhe dy të plagosur.

ABC News ka siguruar edhe video nga momenti i arrestimit të tij nga policia. Gila u kap pasi u lokalizua nga forcat e policisë.

Ngjarja e rëndë rndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja 31 vjeç.

Ndërkaq, u plagosën shtetasi Erogen Vaso 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe kamarierja Meri Kaceri 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.