Dalin pamjet e atentatit mafioz në Durrës, ku 29-vjeçari Ermir Dedja u qëllua me automatik pak mesnatës së të hënës (20 Maj).
29-vjeçari me precedentë penalë është qëlluar me armë zjarri në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, ndërsa mësohet se ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve, ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.
“Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.