LUSHNJË- Një aksident ndodhi pasditen e së shtunës në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në dalje të fshatit Barbullinjë.

Një automjet i tonazhit të rëndë me ngarkesë inertesh ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i kamionit.

Ai ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak për daljen e mjetit nga rruga është bërë një avari në gomën e përparme të mjetit dhe për pasojë kamioni ka përfunduar i përmbysur në kanalin anës rrugës.

Policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re