Kanë dalë pamjet e grabitjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në Kombinat të Tiranës.

Në videon e siguruar nga gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, autori duket që kërcënon një person me një pistoletë, e cila dyshohet se është lodër, dhe përleshet me të.

Lexo edhe :Related Posts

Nuk dihet ende shuma që ka marrë autori, teksa ai ka qenë i veshur me një bluzë sportive të kuqe dhe jelek jeshil.

Policia ka ofruar 5 mijë euro për çdo person që ka informacion që mund të çojë në kapjen e autorit.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re