Skip to content

Video/ Avioni i Forcave Ajrore rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur

Progetto senza titolo 2 2

Një avion i Forcave Ajrore Indiane është rrëzuar në Stacionin Ajror Jorhat, në Assam, gjatë një tentative uljeje, ku dyshohet se piloti ka humbur jetën

Mediat lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një avion transporti tip AN-32, i përdorur kryesisht për transportin e personelit dhe furnizimeve ushtarake.

Aksidenti ndodhi teksa avioni po përpiqej të ulej në bazën ajrore Jorhat, e cila ndodhet rreth 120 kilometra nga kufiri me Kinën.