Që nga shfaqja për herë të parë Covid-19 ka ndarë shumë zemra. Jo në pak raste ndarjet kanë qënë pa kthim, duke lënë pas dhimbje dhe vetmi. Virusi i pamëshirshëm i mori 44 vjecarit me aftesi ndryshe në Elbasan nënën. Pa asnjë njeri tjetër ti qëndroje pranë Juli jeton me kujtimet e nënë Artës. Sa herë e merr malli shikon me mall fotogratifë e saj, prek sendet personale dhe struket në divanin që e ëma pushonte. Ende ne cdo cep të shtëpisë ndjen aromën e gruas qe e solli në jetë. Julian Zyrakja nga Elbasani thotë se humbja e nënës qënka e rendë.
“Prej një jave e gjysmë ajo nuk hante dhe pinte, pastaj shkuam i bëmë skanerin e doli 40% e prekur me Omicron. Më pas e cuam te ambulanca e spital me barrelë. Por post Covid i trashi gjakun”- u shpreh ai.
Edhe pse nënë Arta 73 vjece i kishte bërë të dyja dozat e vaksinës dhe priste të merrte të treten, virusi nuk e kurseu. Teksa shpreh indinjatën e tij pasi në raportin e përditshëm nga ministria e kanë cilësuar si paciente që nuk kishte marrë asnjë vaksinë i biri shpreh të kundertën. Atë e mundon pesha e fajit që Covid 19 në shtëpi e solli ai.
“Ajo do bënte dozën e tretë. Dy dozat ia kanë bërë në shtëpi. Un kujdesesha për atë që as në dritare të mos dilte që të ruhej. Nuk e kuptoi si e mori Covid-in. Se kam kuptuar fare si është infektuar. Asaj nuk i ka munguar asgjë. Sa herë sëmurej unë merrja doktorin e lagjes, po ashtu lidheshim me kushëririn tim mjek infeksionist që është në Tiranë. Sa herë sëmurej i merrja ilaçe, nuk ka rëndësi sa herë sëmurej. E gdhija me të”-shtoi ai.
Jeta për 44 vjecarin nuk ka qënë aspak e lehtë. Babai do ta braktisë atë dhe nënën pasi ai lindi me aftësi ndryshe. Fati e deshi që njerku ti bëhej baba, por u largua shpejt nga kjo jetë. Tanimë me ikjen e nënës ai ka mbetur i vetëm. Personat si ai shteti shqiptar jo vetëm që nuk i mbështet, por burokracitë për te plotësuar cdo vit dokumentat e kempit e sfilisin.
“Jam plot të afërm që më marrin për drekë e për darka por mamin e kisha të zonjën për gatime, ka qenë pasticiere. Ia ndiej shumë mungesën. Ajo flinte në divan edhe unë flija në divan. 8 vjet ia dedikova jetën nënës sime, nuk e kuptoj si i hyri Covid asaj. Kam 30 vjet që dal në kemp. Shteti shqiptar duhet të bëjë një ligj që ne që kemi 30 vjet të mos dalim më në kemp. Kam dal me kemp që në 92-in dhe të jetë kohëzgjata e njëjtë. Të vazhdojmë me ilacet”- u shpreh 44-vjeçari.
Ai ndër të tjera shtoi se shoqatat për njerëzit me aftësi të kufizuara nuk kanë bërë asgjë, pra nuk janë interesuar.
“Unë nuk jam anëtarë i shoqatës. Më thanë në dhjetor të bëhesha por unë kisha mamin sëmurë atehërë. Un kisha një parandjenjë të keqe. Nuk dilja dot. Ajo nuk kishte fuqi. Më datë 4 janar nisi të mos hante’ tha ai.
Në fund Juliani e ka një mesazh për shoqërinë në tërësi , por edhe për njerëzit që bëjnë politika.
“Unë kam një mesazh që të vaksinohen njerëzit. Të vaksinohen mirë. E dyta është që të dalin me maska. Unë e mora në kishë. I bëj thirrje Komitetit të Ekspertëve që të rregullojë një ligj që në kultet fetare të mos hyjnë njerëz pa maska dhe të pavaksinuar”- shtoi ai ndër të tjera.
Ky vit Julit , djalit pozitiv plot ëndrra i mori gjënë e tij më të shtrenjtë nënën. Ky do të ishte viti i fundit që do të festonin Naten e Ndërrimit të Viteve. Por teksa pohon se nëna e tij u largua me kokën pas e takon shpesh në ëndrra dhe mendime.
…
/faxweb
