Aktorja e njohur, Juli Emiri ka pësuar djegie së bashku me babain e saj, nga shpërthimi i një bombe molotov gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e së hënës (7 Tetor) në kryeqytet.

I ati i aktores u përfshi nga flakët pasi një efektiv policie shtyu bombën molotov drejt turmës së protestuesve.

Aktorja shprehet se së bashku me protestues të tjerë shkuan për të shuar flakët në trupin e të atit, por pësoi djegie edhe vetë.

Ajo u shpreh se zjarrin që kishte përfshirë babain e saj u shua pas disa minutash, ndërsa thekson se efektivët “për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit”.

“Babi mund të kishte vdekur sot”, shkruan aktorja, krahas një video ku tregon djegiet në trupit e të atit.

SHIKONI VIDEON KETU

Postimi i plotë:

Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot.

Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë “mirë t’u bëhet/ç’u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)”, ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për t’a mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re