Vizion Plus ka siguruar dy video të cilat tregojnë dhunën që Xhemal Loka ushtronte mbi bashkëshorten e tij Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës pasi konsumoi fotoksinë në 2 janar të këtij viti.

Siç shihet edhe në videon, e cila është filmuar nga djali i familjes, Xhemali ushtron dhunë fizike dhe psikologjike mbi Bedrien.

Lexo edhe :Related Posts

“Do të të bëj ndonjë të pa bërë”, dëgjohet Xhamli duke i bërtitur Bedries. Videot e xhiruara djali ia tregonte të motrës për t’i treguar se çfarë ndodh në familje.

Në dy videot dëgjohet teksa Bedria i kërkon të mos bërtasë dhe mos nevrikoset, ndërkohë që në anën tjetër, Xhemali e shan dhe e kërcënon.

Gjatë xhirimit djali bën me shenjë që në familje ppo ndodh dhunë, ndërsa i këkron së motrës që të mos flasë, pasi mund ta dëgjojë babai.

“Babi i ra mamit”, dëgjohet teksa flet djali në një video që i dërgon së motrës.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re