Dalin pamjet nga shkolla 9-vjeçare në Babrru, ku roja 65-vjeçar Abaz Doku këndonte para nxënësve.

Video është publikuar nga JOQ dhe në to shfaqet pedofili 65-vjeçar duke kënduar këngë para nxënësve.

Me mikrofon në dorë 65-vjeçari këndon tekstin e këngës së Dhurata Dorës me titull “Zemër”, ndërkohë edhe kërcen.

Pak ditë më parë u bë publike përdhunimi i një 15-vjeçares nga pedofili 65-vjeçar. 64-vjeçari Abaz Doku, roje shkolle, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, një 15-vjeçare.

Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.

Kjo ngjarje e rëndë vijoji për tre vite me radhë. Gjykata ka lënë në qeli 65-vjeçarin, i cili shfaq i penduar në sallën e gjyqit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re