Kryetari i Grupit Parlamentar dhe numri dy në PS, Taulant Balla ka shkruar në rrjetet sociale se kandidati i PD-së në Lushnje ka qenë i arrestuar në Zvicër për trafik droge.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që të verifikojë menjëherë të dhënat e publikuara dhe KQZ ta përjashtojë menjëherë nga kandidimi.

Më tej, Balla shprehet se kreu i PD-së, Lulzim Basha mban përgjegjësi që po merr një mbrojtje, sipas tij një trafikant të rëndomtë.

Postimi i plotë i Ballës:

LIGJI I DEKRIMINALIZIMIT kërkon moskandidimin dhe mosmarrjen në mbrojtje nga partitë e tyre të personave të dënuar, subjekte të Ligjit. Kandidati i Partisë Demokratike Rezeart Tusha në Durrës, rezulton i arrestuar në Zvicër për TRAFIK HEROINE.

I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të verifikojë menjëherë të dhënat e publikuara dhe KQZ ta përjashtojë menjëherë nga kandidimi. Fshehja e të dhënave siç përcakton Ligji është vepër penale dhe duhet ndjekur penalisht.

Lulezim Basha mban përgjegjësi që po merr në mbrojtje një trafikant të rëndomtë. Heqja e mbrojtjes politike është shembulli që ne kemi dhënë gjithmonë në çdo rast kur Drejtësia ka ngritur akuzë ndaj çdo përfaqësuesi tonë. Lulezim Basha po merr në mbrotje trafikantin Tusha, njëlloj sikur ju fsheh vetë drejtësisë për aferat korruptive apo vrasjet e 21 Janarit. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re