Situata është pak e rënduar. Materiale të ndryshme të ish-fabrikës së tekstilit dhe të sallës së bojrave janë dekantuar dhe kanë lëshuar një tym, aromë shqetësuese. Për këtë situatë u angazhuan ministria e Mbrojtjes, forcat e armatosura, ekipet e tjera të specializuara të kimisisë. Të cilat u futën në vatër në vendt ku ishin këto lëndë, dhe përcaktuan se do të fillojë të ndërhyet që sot. Ata lëndë që janë në shpërbërje do t’i neutralizojnë, që ditën e nesërme të fillojë puna për largimin e tyre.

Nga matjet që bënë specialistët, rrezik jashtë nuk ka, por brënda mund të përbëjnë një farë problemi shqetësues për ata që do të punojnë por ata do të punojne me mjete. Nuk ka shqetësim për banorët në ambientet e jashtme, por vetëm aty në ambientet e brendshme ku do punohet nga specialistet.

Morëm analizat e këtyre lëndëve, të cilat do të studiohen në laborator, dhe do të përcaktohet efekti dëmtues i tyre, por jashtë nuk ka efekt. Sasia e lëndës për sa pamë në mënyrë vizuale, ata nuk ishin me fuçi por të shpërndara. Do të punohet që të largohen dhe të pastrohet vendi.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re