Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit, që prej muajsh janë në protestë kundër shembjes së shtëpive të tyre, paraditen e kësaj të premteje janë futur në ambientet e brendshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Ata kërkojnë takim me ministren Belinda Balluku, nga stafi i të cilës i është thënë se do të ketë një pritje. Siç shihet dhe në pamje, banorët janë në ambientet e brendshme të ministrisë, pasi për muaj me radhë protestat e tyre nuk janë marrë në konsideratë.

Qindra banesa planifikohen të shemben si pasojë e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë, shumica e të cilave të palegalizuara, duke lënë mister fatin që i pret mijëra banorë.

Banorët thanë dje se mbeten në pritje të një zgjidhje nga Balluku, siç bëri dhe në rastin e Rinasit, ku pas protestës së dhjetra qytetarëve, ARRSH u tërhoqe nga vendimi për të bërë kalimin në rrugë që lidh Tiranën me aeroportin me një sens lëvizje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re