Prej muajsh tashmë, banorët e Laprakës vazhdojnë protestën kundër shembjes së shtëpife të tyre të cilat preken nga projekti i rrugës që është planifikuar të ndërtohet në atë zonë.

Ata kanë shprehur indinjatën e tyre për shkak se siç e kanë shprehur ndihen të braktisur jo vetëm nga qeveria por edhe nga opozita duke theksuar se asnjë prej përfaësuesve nuk ishin shfaqur për t’i mbështetur.

Ajo çfarë banorët kërkojnë është dëmshpërblimi me çmimin e tregut. Mbrëmjen e sotme, ata kanë përshkallëzuar protestën duke djegur edhe goma në mes të rrugës duke bërë që të bllokohet qarkullimi i makinave.

Banorët: Jemi të vetëdijshëm për çdo hap që bëjmë Në kombinat po jepen banesa sociale të cilat as nuk trashëgohen dhe as nuk lihen si kolateral në bankë kur një person ka nevojë për kredi. Artan Lame në një studio televizive se projekti mesa duket ka disa ndryshime. Do bëhet me dy korsi hekurudha do zgjerohet dëmi, do jetë një dëm më i madh. Nga 20 metra shkon në 40 metra. Njerëz të tjerë do të preken nga këto hekurudha. Askush nuk është kundër zhvillimit, nuk jemi kundër projektit. Është për të ardhur.

Ne kemi një qeveri arrogante, kemi një opozitë inekzistente prej 3 muajsh që protestojmë nuk kanë ardhur këtu. Një opozitë që nuk reagon është një turp tjetër. Ne e dimë se jemi të braktisur qoftë nga shteti qoftë nga ata që presupozohet të na mbështesin prandaj kjo lagje do vazhdojë të mbrojë vetë banesat. Kush të dojë ta provojë të afrohet. Ndaj edhe njëherë tjetër bëni mirë llogaritë para se të afroheni në këtë lagje.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re