Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Vorë, Indrit Hoxha ka garantuar të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti e 2019 në zonën e Marikajt se ata do t’i marrin shtëpitë siç e meritojnë dhe jo me gogla si vepron Partia Socialiste.

indrit hoxha

Po ashtu ai u shpreh se të gjithë ata që kanë bërë ankimime në bashkinë e Vorës për dëmshpërblimit, do të bëhet riverifikimi dhe ky dëmshpërblim nga dëmet e tërmetit do merret.

“Këtu jemi në Marikaj, një zonë që është prekur nga tërmeti i 2019. Dua të siguroj të gjithë qytetarët që askush nuk  mund t’ju pengojë marrjen e shtëpive tuaja. Jo vetëm që do ti merrni shtëpitë pas 15 majit, por do ti merrni aty ku ju takojnë dhe siç ju takojnë dhe nuk do shpërndahen me gogla siç kërkon ti shpërndarë PS shtëpitë tuaja. Ato janë pronat tuaja dhe ju do ti gëzoni  pronat tuaja. Jo vetëm kaq, por të gjithë qytetarët që kanë bërë ankimime në bashkinë e Vorës sa u takon dëmshpërblimit të tërmetit do riverifikohen dhe do marrin dëmshpërblimin saç i takon nga dëmet që janë bërë”, shprehet Hoxha.

Ai po ashtu thotë se shumë qytetarëve po u bëhet presion për shtëpitë e tyre, por garantoi në 14 maj do të marrë fund koha e shantazheve.

“Unë e di që shumë qytetarëve po u bëhet presion për çështjen e shtëpive të tyre. Duroni deri më 15 maj. Më 15 maj ne do ta çlirojmë bashkinë dhe do ta kthejmë në punë dhe do bëjmë një administratë funksionale që për fat të keq ka 4 vite qe nuk funksionon. Koha e shantazheve do të marrë fund më 14 maj, ditën e votimeve dhe ju duhet të dilni të votoni, të lirë, të qetë dhe të jepni votën tuaj për ndryshimin, për opozitën sepse ndryshimi është në dorën tuaj. Bashkë fitojmë!”, thekson Indrit Hoxha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re