Situata në pallatin 12 katësh në Lushnjë vijon të jetë mjaft e rëndë dhe kaotik, ku në pallat ka ende persona të bllokuar mes tyre fëmijë dhe të moshuar.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në vendngjarje ndodhen edhe forcat RENEA të cilat po japin ndihmën e tyre për avakuimin e banorëve të bllokuar.

Gjithashtu në ndihmë të zjarrfikësve dhe policisë shkoi dhe një helikotper, që dha ndihmën për evakuimin e banorëve në katet e sipërme, pasi nga shkallët është thuajse e pamundur për shkak të tymit.

Gjithashtu banorët në lartësi siç shihet edhe nga video e Vizion Plus kanë ndezur blicet e telefonit për të kërkuar ndihmë por edhe për të treguar vendndodhjen e tyre.

Raportohet se disa banorë por dhe anëtarë të forcave zjarrfikëse janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital për shkak të asfikësisë.

Dyshohet se zjarri ka nisur në jë dyqan këpucësh në qendrën tregtare që ndodhet në pallat.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re