Kanë kaluar më shumë se 3 vjet nga tërmeti i 2019 dhe në fshatin Mal Bardhë të Kurbinit ka ende familje që nuk ju është ndërtuar banesa.

Një prej tyre është familja Gjini. Në mot të ftohtë dhe në të nxehtë nuk qëndrojnë në çadër apo kontenier, por në banesën e dëmtuar. Kjo e moshuar me bashkëshortin dhe vajzën jetojnë me frikën se shtëpia mund të shembet mbi kokë.

Pak kohë më parë ju ngritën skeleti i shtëpisë së re, por punime u lanë përgjysmë. Zonja e shtëpisë e lodhur nga premtimet e pambajtura ka humbur shpresat.

“Kanë thënë se do e bëjmë sa më shpejt. Presim, presim firmat na kanë thënë s’kemi ustallarë. S’kam për të hyrë në shtëpi të re, ç’besim të kem. Presin të marrin ato votat dhe mirupafshim”

Pjesa më e madhe banorëve që kanë mbetur në fshatin Mal Bardhë janë të moshuar. Të rinjtë janë larguar. Të 5-të fëmijët e familjes Hidri kanë braktisur vendin. Nëna e tyre thotë se ata janë larguar pasi në fshat nuk ka investime dhe punë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re