Olimpiakos dhe Totenhem kanë dhuruar një barazim spektakolar 2-2 në Athinë, duke treguar se ndeshjet e Grupit B do të jenë shumë më të luftuara se sa mendohej e anglezët me Bajern Mynih nuk do ta kenë edhe aq të lehtë kualifikimin.

Skuadra greke dominoi ndeshjen dhe krijoi shumë raste që në fillim, por me mundësitë e para që iu shfaqën, Totenhem gjeti shpejt rrjetën. Kejn me penallti dhe Lukas Moura me një goditje nga jashtë zonës çuan shifrat në 0-2 për anglezët.

Por vendasit nuk u dorëzuan dhe krijuan një mori rastesh duke shkurtuar diferencën para fundit të pjesës së parë me Podens, e më pas duke vënë baraspeshën në shifra me Valbuena po nëpërmjet një penalltie.

Minutat e mbetura ishin spektakolare, pasi të dy skuadrat krijuan shumë raste, por asnjë nuk arriti të gjente rrjetën dhe sfida u mbyll 2-2.

Edhe ndeshja e Grupit A, mes Bryzh dhe Gallatasaraj në Belgjikë u mbyll pa gola, edhe pse të dy ekipet krijuan raste e mundësi shënimi.

Një pikë që i shkon më shumë për shtat Gallatasarajit, që largohet pa u mposhtur nga një transfertë që mund të rezultojë vendimtare të paktën për luftën për vendin e tretë dhe Ligën e Europës.

NDESHJET

Olimpiakos-Totenhem 2-2
44′ Podens, 53′ (p) Valbuena / 26′ (p) Kejn, 31′ Lukas Moura

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re