Sapo u zgjodh në krye të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka nisur disa ndryshime në hapësirat publike.

Gjatë ditës së sotme Bashkia Shkodër ka nisur lirimin e hapësirave publike në pedonalen “Kolë Idromeno”.

Një nga pedonalet me lëvizshmërinë më të madhe në qytetin e Shkodrës.

1 dite më parë, Bashkia Shkodër i bëri thirrje bizneseve që të lirojnë vetë hapësirën. Këtë të enjte ka nisur aksioni për “pastrimin” e kësaj pedonale.

Asnjë prej bizneseve nuk ka bërë rezistencë, ndërkohë që puna ka vijuar si normalisht.

Flet kreu i IMT në Bashkinë Shkodër, Ibro: Kemi hasur në bashkëpunimin e subjekteve. Aksioni ka nisur që në orën 09:00. Në këtë zonë janë 17 subjekte.

Një ndër objektivat e kryetarit është lirimi i të gjitha hapësirave publike në Shkodër.

Nëse subjektet kthehen për të zaptuar përsëri hapësirën publike do të përballen me ligjin.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re