Seanca e sotme parlamentare përveç debateve të forta ka pasur edhe nota humori.

Një i tillë ishte edhe me Gazment Bardhin. Ndërsa po diskutohej ligji për rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Bardhi kërkoi fjalën, jo nga foltorja por nga vendi, por ishte i ulur në karrigen e Lulzim Bashës.

Ishte kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i tërhoqi vëmendjen që të ulej në vendin e tij, pasi aty dilte emri i zotit Basha.

Kaq ka mjaftuar dhe deputetët e tjerë në sallën e Parlamentit të shpërthenin në të qeshura. Sigurisht edhe Gazment Bardhi këtë situata e mori me sportivitet, duke thënë se pas kaq shumë orësh debate duhet edhe pak humor.

“Zoti Bardhi vetëm shko në vendin tënd se del emri i zotit Basha aty”, iu drejtua Nikolla.

(deputetët qeshin)

“Pas shumë orësh seancë sigurisht që ka nevojë edhe për humor, faleminderit zonja kryetar që i bëtë kolegët të qeshin”, tha Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko