Pamjet e masakrës në Krushë të Madhe, për të cilat Lulzim Basha akuzohet se i kishte fshehur, gjenden në internet prej vitesh. Për herë të parë, pamjet i mori BBC në datën 4 Prill 1999.

Vetëm disa ditë pas kësaj masakre, gjigandi mediatik anglez, ishte i pari që transmetoi pamjet që tronditën botën.  BBC arriti të sigurojë pamjet ekskluzive të masakrës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, filmuar nga një kameraman amator i cili duke vënë në rrezik jetën e nxori këtë video jashtë Kosovës. Ai është Milaim Bllanica dëshmitar i masakrës së Krushës dhe banor i këtij fshati që ia dha vetë pamjet medias britanike.

Filmimet thotë BBC tregojnë imazhet e para të masakrës të serbëve ndodhur në fshatit Krushë. Këto pamje  tregojnë trupat e disa djemve të rinj të vrarë me nga një plumb të vetëm në kokë duke tentuar të largoheshin” thekson në këtë shkrim BBC.

Media britanike sqaron se meqenëse në internet këto filmime me përmbajtje të rëndë, mund të shihen nga çdo moshë BBC News Online, ato janë censuruar.

Kështu përmes publikimit të këtyre pamjeve, hidhet poshtë edhe akuza e montuar ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, se ai i ka fshehur këto pamje, sipas dëshmisë së personit që i filmoi Milaim Bellanica.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re