Gjatë takimit me të rinjtë në Durrës ku prezantoi kandidatin Luan Hoti, për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, hodhi edhe një karrige, të cilën e konsideroi karrigen 30 vjecare të pushtetit, të modelit të vjetër.

 

Basha u shpreh se misioni politik është që rinia të marrë në dorë fatet e vendit e të mos largohet jashtë.

 

“Rinia ka qenë prej ditës së parë një nga faktorët e fushatës. Dua ta nis me një falënderim të dyfishtë për ju. Cdokush cdo demokrat ka detyrimin t’ju falënderon. Sot këtu ka shpresë, ka shpresë se ka rini dhe jo shpresë na mbushim me besim se e diela do të jetë plot diell e ndriçim. Pjesa më e madhe janë jashtë, largimi i rinisë është tregues i dështimit të modelit që na ka qeverisur. E kam fjalën për modelin e dështimeve e të korrupsioni që kemi ditë që e denoncojmë.

 

Këto janë modele të ndryshme, modeli i dështimeve, korrupsionit, kapjes së gjithckaje në një dorë, modeli i politikës së vjetër, që pushtetin e sheh si pronë private, e shohin pushtetin si çifligun e tyre, dhe ndaj shqiptarët i shohin si shërbërtorë të tyre. E kemi parë këtë në protestën e studentëve, e pamë si i mbushi poturet, por më pas nisi me përcarje premtime të rreme, e ja ku jemi sot, dhe asgjë s ka ndryshuar. Modeli i vjetër nuk ndryshon e ka mendjen te karrigia, dhe për hir të kësaj është gati ti vë kazmën gjithckaje. Ka frikë rininë.

Kanë instaluar një model tjetër, modelin e vesit, modelin e korrupsionit. Kur ngritëm zërin për inceneratorët na thanë nisi politika e baltës. Tani e ka futur kokën poshtë minderit. 430 mn euro nuk janë prova boshe, janë prova të faktuara nga komisioni hetimor, tangopolin e Shqipërisë.

 

Kanë 30 vjet nuk lëshojnë karriget, që mos i hapin rrugë rinisë, të ardhmes, kujtojnë se do e kenë të lehtë. Na shohin të rinj e mendojnë se do i shtyjnë, por e kanë gabim. E kundërta do të ndodhë jemi bashkë për ta hedhur ne këtë model 30 vjecar. Nuk janë fjalë në erë gënjeshtra e shpifje. Të njëjtën taktikë ka, ne po i forojmë Shqipërisë një model të ri. Unë jam i vendosur dhe e konsideroj misionin e jetës time politike, që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Ta marrë në dorë fatet ekomonike shoqërore e politike.” tha Basha.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re