Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në kuadër të zgjedhjeve të 13 qershorit dhe për të diskutuar me strukturat atë që ai e cilëson si masakër zgjedhore.

Ditën e sotme, Basha u ndal në Roskovec, ku u përball me një lum pyetjesh nga demokratët, të cilët i kërkuan atij dorëheqjen, pasi ka dështuar në disa procese zgjedhore. Të zemëruar dhe me tone të larta, anëtarët e PD kërkuan që dikush tjetër të marrë drejtimin e partisë, në mënyrë që ata të përfaqësohen sa më parë.

Por duket se Basha ka gjetur një tjetër strategji për të ulur sadopak zemërimin dhe inatin e demokratëve.

Pasi diskutoi për zgjedhjet dhe rezultatin e 25 prillit, ai i ftoi demokratët në kafe, për t’iu përgjigjur çdo pyetje që ata do të kishin.

Në redaksinë e CNA.al ka mbërritur një video, në të cilën shihet qartë kreu i PD, duke iu bërë ftesë strukturave të ulen në lokal dhe kafet i kanë të paguara nga vetë ai.

Unë kisha ngarkuar një njeri dhe do ulesha me të. Tani që jemi bashkë, siç jemi, meqe në orën 5 kemi një takim, direkt në kafe për pyetje përgjigje dhe kafen do ja u paguaj unë. Do u qeras unë”, dëgjohet të jetë shprehur Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re