Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vizituar sot familjen Barruku në fshatin Kameras të Manzës, e cila jeton në çadër për shkak se shtëpia është dëmtuar nga tërmeti.

I zoti i shtëpisë i ka treguar çadrën kryetarit të PD-së dhe tha se edhe pse shtëpia është dëmtuar nga tërmeti, atë e kanë skualifikuar nga marrja e ndihmës.

“Unë i kërkoj vetëm diçka qeverisë, – tha z. Barruku. – Që të dalë vetë Kryeministri me ministrin e Rindërtimit dhe të na sqarojë sa banesa kanë rregulluar në këto 9 muaj. Të na e bëjnë këtë transparente e të thonë që bëmë këtë dhe ndaj ju lamë juve pas dore. Por asgjë nuk kanë bërë.

Është tepër e thjeshtë: a ia dha bota, ndihmën? Urdhëra, sa është familja e Kadriut?

Gjashtë vetë iu takon 5 lekë! Dakord, kaq janë mundësitë.

Dhe këtu nuk ka ujë. Asnjë pikë ujë. Jetojmë me puse, me të blerë….Kjo është gjendja në të cilën jeton populli! Popullit i kanë vënë këmbën përsipër!” tha Kadri Barruku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re