Skip to content

VIDEO, Basha: PD nuk është strehë e gabimeve të së kaluarës, bashkohemi me ata që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar takimet me demokratët në terren. Basha ka publikuar sërish një video me momente nga takimi me demokratë të degës 7 në Tiranë, ndërsa shkruan se ata kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës.

“Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës.

Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shrkaun Basha.