Përmes një postimi në Twitter, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se teksa po i afrohet fundit të qeverisjes Rama ka hequr dorë nga fasada.

Ai shton se shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

Statusi i Bashes

Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, pë bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN.

Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve. pic.twitter.com/Cm4BrDvvks

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 28, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re