Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se, që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit.

Sipas tij, vendi tani ka nevojë për të shpëtuar nga e keqja më e madhe që është “Ramavirusi”

“Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.

Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar”, shkruan Basha teksa ka publikuar edhe një video nga një takim në Durrës ku ka pasur një prezencë të madhe qytetarësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re