Në kuadër të turit ‘Po të dëgjoj’, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në një takim me punëtorë në qytetin e Elbasanit.

Kreu i PD-së ka postuar përmes një video në facebook, pjesë nga biseda, ku vendin kryesor e zënë hallet e tyre të përditshme.

“Ne Elbasan, me punëtorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë,” shkruan Basha në statusin bashkëngjitur videos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re