Skip to content

Video/ Basha ”zbarkon” në Lezhë me Markun dhe Gjekmarkajn, e presin në rrugë qindra njerëz. Marshojnë së bashku në rrugët e qytetit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të takimeve në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa këtë paradite është ndalur në Lezhë, ku i është rezervuar një pritje nga qindra qytetarë.

Ngjashëm me Kavajën dhe Durrësit, edhe në Lezhë qytetarët kanë sfiduar rregullat e pandemisë, dhe kanë dalë për të pritur Bashën me thirrjet tashmë simbol të demokratëve “Rama ik!”.

Basha është ndalur të takojë dhe biznese që ndodheshin në qendër të Lezhës, shqetësimi i të cilëve ishte i ngjashëm sa ka rënie të xhiros ditore dhe të konsumit, për shkak të kushteve të pandemisë.

Kreu i demokratëve shoqërohej gjatë kësaj vizite në Lezhë nga dy pedagogët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët janë njëherësh dhe kryesuesit e listës së kandidatëve të PD për qarkun e Lezhës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb