Në mbledhjen që u zhvillua sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje përsa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg.

Në përgjigje të tij, Metani iu drejtua Finos duke e quajtur “zoti deputet”.

Por kjo ka nevrikosur Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet dhe se Avokati i Shtetit iu drejtua deputetëve të rinj në emër dhe me respekt, ndërkohë që atë e quajti “zoti deputet”, raporton “Panorama”.

“Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve, që riashtaz kanë ardhur të rinj (duke iu referuar Andi Përmetit), dhe të cilët i vlerësove, të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha Fino.

Ndërkohë që Avokati i Shtetit, Artur Meta, ka thënë se: “Me mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundit”.

Ndërkohë që sherri ka vijuar mes FInos dhe Ulsi Manjës.

“Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino.

Por kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur keq Finos: “Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam shoku jot unë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re