“Doni me e marrë Shqipërinë pajë por e keni tepru shumë, o trash zullumi Rame”
Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me akuzat e Partisë Demorkatike dhe Sali Berishën, se ai po përdor logon e PD.
Basha ironizon Berishën, nëpërmjet një videoje, ku në fakt i drejtohet kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, logon e PD-së i dha Berishës vetë Rama, në mënyrë që të nxjerrë Ilir Metën deputet.
- “O Rame kaq shumë e ke hutuar doktorin pasha Zotin. Megjithëse i ke dhënë logon, prapë thotë logon e ka Lul Basha. Eh mo Ramë ça ustai je. I ke dhënë një buf të bardhë atij dhe vetë mban buf floriri. E fërkon atë bufin e floririt naj çikë. Se vetëm ai bufi i floririt të mban në pushtet. Kështu kujton se zgjidhet puna e trekëndëshit? Ia dhe logon e PD doktorit që të nxjerrë te 313 Ilir Metën deputet. I ke bërë hesapet pa hanxhi mo Rame. Doni me e marrë Shqipërinë pajë por e keni tepru shumë. O trash zullumi Rame, 7×7 +313, bëjni gati këmishat me vija.”, thotë Basha.
