Skip to content

VIDEO/ “Benz-i” përplasi 12 vjeçarin teksa ai po kalonte rrugën, pamjet nga aksidenti në Lezhë

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një 12 vjeçar i cili ndodhet në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë “Varrezave të Dëshmorëve” ndërsa i mituri dyshohet se i ka ndërprerë rrugën makinës. “Fax Neës” ka siguruar pamjet nga vendngjarja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb