Kliti Merkaj, humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi mbeti brenda automjetit tip “Benz” i cili u përfshi nga flakët.

28-vjeçari humbi kontrollin ndaj automjetit të tij dhe fillimisht u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe më pas përfundoi në kanal, kur më pas mjeti u përfshi nga flakët, me të riun që mbeti brenda.

LEXO EDHE: “Benzi” godet shtyllën e ndriçimit dhe përfundon në kanal duke marrë flakë, ndërron jetë i riu në Berat

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti, teksa shihet shtylla e ndriçimit e rrëzuar, ndërsa makina sipas shenjave ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacione paraprake.

Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re