Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

 

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur në një pikë karburanti në autostradën Vlorë-Fier. Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

“Me datë 29.01.2022, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një karburanti automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re