E diela e 14 shkurtit e ka gjetur qytetin e UNESKOS të mbuluar me petkun e bardhë .Rreshjet e borës të  rëna gjatë natës së mbrëmshme kanë përfshirë gjithë qarkun e Beratit. Qyteti ka marë pamje tepër të bukur sidomos lagjet muzeale ndërsa qytetarët e kanë pasur të vështirë  të lëvizin nëpër rrugë, pasi bora ka ngrirë disa centimetra.

Sipas raportimeve nga rrethet mësohet se akset rrugore Berat -Skrapar,Berat -Fier janë të kalueshme. Ndërsa në fshatrat e Skraparit si Leshnje, Gradec , Radësh, Gjerbs qafë Dëvri kalohet vetëm me zinxhirë.

Vështirësi ka edhe në fshatrat e Tomorrit si Lybesh, Kapinov, Tomor i vogël etj. Bora ka sjell vështirēsi  edhe zonën e Shpiragut sidomos në rrugët fshatrave Sinjë, Mbreshtan dhe Paftal pjesë të Bashkisë Berat. Mësohet që këto rrugë po kriposen për të lehtësuar automjetet për lëvizje.

Gjithsesi pritet një raportim më i detajuar nga shtabi emergjencave pranë prefekturës Berat për gjendjen e rrugëve. /faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re