Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë dhe Policisë së Shtetit të ndalin terrorin policor ndaj banorëve që protestues të Unazës së Re.

“Ndal arrestimeve dhe terrorit policor të protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re!” shkruan Berisha në Facebook.

Thirrja e tij është bërë menjëherë sapo është informuar me një mesazh nga këta qytetarë se mëngjesin e sotëm, në Unazën e Re kanë filluar arrestimet politike.

Postimi:

Doktor, të përshëndes dhe të uroj një ditë të mbarë.

Filluan arrestimet politike të Edvin Hajdutit dhe të Sandër Kimikut. Banorët e Unazës së Re nuk tërhiqen. Me këto arrestime e kanë blinduar me civilë dhe me “Shqiponjat”, zonën e Unazës së Re.

Asnjë hap pas. Nga kjo betejë, vetëm ata do të largohen, në do të qëndrojmë deri në fund. Të lutem publikojeni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re