Ish-kryeministri, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme (23 janar), për herë të parë në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje si person nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha  qëndroi  në ambientet e SPAK për rreth dy orë, ndërsa në jashtë  saj ishin mbledhur  deputetë dhe simpatizantë të tij.

Gjatë kohës që Berisha po merrej në pyetje, një qytetar tenton  të kalojë me makinë mes protestuesve me një pankartë ku shkruhej “Rroftë Amerika”.

Kjo nuk është pritur mirë nga  simpatizantët e ish-kryeministrit dhe njëra prej tyre ne momentin që makina kaloi para e saj e kapi dhe e grisi.

Pasi përfundoi marrjen në pyetje,  Berisha u shpreh se aty brenda gjeti  një ambient të terrorizuar me njerëz të hutuar, që sapo i përmendje Edi Ramën , ishin gati të futeshin poshtë tavolinës.

Berisha tha se ai deklaroi në gjykatë, të gjitha denoncimet që bërë kundërt Edi Ramës dhe i përmendi në sy faktin që ata janë mercenarë të tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re