Për të katërtën ditë me radhë mbështetës dhe simpatizantë të ish-kryeministrit Sali Berisha, janë mbledhur sërish poshtë banesës së tij në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Edhe mbrëmjen e kësaj të premteje ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në ballkonin e banesës së tij duke përshëndetur mbështetësit, ndërsa valëvit flamurin e Shqipërisë.

Lexo edhe :Related Posts

Kujtojmë që prej së shtunës së kaluar ish-kryeministri Sali Berisha qëndron në banesën e tij pas vendimit të GJKKO-së e cila dha ndaj tij masën “arrest shtëpie”.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re