Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur vitin e ri nën masën shtrënguese të “arrestit në shtëpi” më mbikëqyrje policore.

Sipas kësaj mase të caktuar nga GjKKO, Sali Berisha nuk duhet të ketë asnjë kontakt me njerëzit, përveçse atyre që jeton në shtëpi.

Por paraditen e sotme, ai është shfaqur nga ballkoni i shtëpisë, duke përshëndetur qytetarët demokratë, të cilët ishin mbledhur poshtë pallatit për ta mbështetur.

Demokratë dhe mbështetës të Sali Berishës ishin mbledhur poshtë pallatit të ish-kryeministrit. Me thirrjet “poshtë dikatatura” “o Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, ata janë solidarizuar me ish kryeministrin, për të cilin gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe paralajmëroi apelimin e masës.

Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re