Skip to content

VIDEO/ Bërtasin “Rama ik” gjatë takimit të tij me gratë, kryeministri jep përgjigjen epike

Kryeministri Edi Rama ishte duke zhvilluar një takim elektoral me gratë në Tiranë, kur një person bërtiti “Rama ik”, duke i ndërprerë fjalën.

“Ja, doli. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka se si mos të dalë. Është “Koncert në vitin 1936” që vazhdon. Është po i njëjti koncert, janë po ata. Partia Demokratike, sot ka më shumë makina dhe bori në dispozicion, por është ajo makina e atij agait të rënë nga vakti, që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol”, tha Rama duke qeshur.