Joe Biden shkaktoi reagime të shumta me mënyrën e papërshtatshme që zgjodhi për të folur për luftën në Rripin e Gazës. Presidenti amerikan shihet duke ngrënë një akullore, ndërsa flet për mundësinë e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Presidenti Joe Biden tha se shpresonte që një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit që do të ndalonte armiqësitë dhe do të lejonte lirimin e pengjeve të mbetura, mund të hynte në fuqi në fillim të javës së ardhshme.

“Epo, shpresojmë në fillim të fundjavës. Këshilltari im për sigurinë kombëtare më thotë se jemi afër. Shpresoj që të hënën e ardhshme të kemi një armëpushim”, tha presidenti amerikan për mundësinë e një armëpushimi.

President Biden said he hopes a cease-fire between Israel and Hamas can take effect by early next week.

Biden commented on the negotiations in New York after taping an appearance on NBC’s “Late Night With Seth Meyers.” pic.twitter.com/lPydb0HDqs

— The Associated Press (@AP) February 27, 2024

Mediat amerikane komentuan se si qëndrimi i Bidenit dhe fakti që komunikuesit e tij nuk e informuan atë, e dëmtoi profilin e presidentit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re