Video/ Bie zjarr në një banesë në lagjen muzeale të Elbasanit, ndërhyrja e vështirë për shkak të rrugicave të ngushta

zjarr-1.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një banesë në lagjen muzeale Kala në Elbasan ka marrë zjarr. Shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga soba e cila ka qënë e ndezur. Në momentin e zjarrit në shtëpi ka pasur njerëz të cilët kanë lajmëruar menjëhere zjarrfikësen.

Ndërhyrja e kesaj të fundit ka qënë e menjëhershme duke e vendosur zjarrin nën kontroll. Fatmirësisht banesa ndodhet në fillim të rrugës Egnatia duke lejuar depërtimin e mjeteve të zjarrfikëses.

Kujtojme se në lagjen Kala në Elbasan është e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses për shkak të rrugicave të ngushta, por dhe ndërtimeve pa kriter të viteve të fundit. Afërsia me ndertesën tjetër e rrezikonte edhe këtë të fundit,por ndërhyrja në kohë minimizoi rrezikun.

Në vendngjarje mbërriti dhe policia. Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës u bë e mundur stakimi i energjisë elektrike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë