Një nënë u gjend para një momenti shokues kur vajza e saj dyvjeçare e quajti atë një ‘humbëse’ gjatë filmimit të një videoje në TikTok.

Sipas mediave të huaja, Katie Carr, 44, nga Fleet Hampshire, Angli, kishte vendosur telefonin e saj në mënyrë që të filmonte një video të saj në platformën e mediave sociale kur vajza e saj Honey e pyeti se çfarë po bënte.

Dhe duke mos i lënë përshtypje përgjigja që mori nga nëna e saj, vajza e vogël u përgjigj: ‘O zot, ti je një humbëse’.

Gjatë videos, zonja Carr e ka telefonin të pozicionuar në një tavolinë në kuzhinë kur ajo ndërpritet nga vajza e saj e vogël e cila pyet: ‘Mami, çfarë po bën?’

Zonja Carr më pas i shpjegon vajzës së saj: ‘Thjesht duke bërë një video të TikTok?’

Sidoqoftë, vetëm disa sekonda më pas, Honey qesh dhe i thotë nënës së saj: ‘O zot, ti je një humbëse’.

Zonja e tronditur Carr ka mbetur me gojë hapur ndërsa ajo kthen shikimin kah kamera dhe fik regjistrimin./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re